Nuk do t’a gjeni asnjëherë pse kombinimi i miellit të misrit me limonin është kaq i shijshëm, pa e provuar këtë recetë. Shurupi është “qershia mbi tortë”.

Përbërësit e nevojshëm:

200 gr gjalpë

200 gr sheqer

100 gr bajame të grira

250 gr miell misri

3 kokrra lëkurë limoni

4 kokrra vezë

10 gr pluhur pjekës

1 shkop vanilje

3 kokrra lëng limoni

125 gr sheqer pluhur

Mënyra e përgatitjes:
Në një tas të thellë hidhni gjalpin në temperaturë ambjenti dhe sheqerin, rrihini me mixer derisa të jetë krijuar një masë kremoze. Në një tas tjetër përzieni miellin, pluhurin pjekës, bajamet e grira, dhe përziejini. Shtoni lëkurën e tre limonëve të grirë në tasin e gjalpit dhe sheqerit, përziejini dhe shtoni masën e përbërësve të thatë. Përzieni masën me mixer dhe shtoni vezët një e nga një.

Piqeni masën në 180 gradë për rreth 30 minuta duke e kontrolluar mesin e kekut me majën e thikës. Në një tenxhere të thellë, hidhni lëngun e tre limonëve, sheqerin pluhur dhe shkopin e kanellës. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët derisa të ketë marrë trajtën e shurupit. Lëreni kekun të ftohet për 10 minuta, e shponi në sipërfaqe me majën e thikës dhe hidhini shurupin sipër.

MUND TË JU PËLQEJNË