Mënyra e shpejt për të hequr qafe të çarat e thembrave.

Përmbajtja e lartë në vitaminë C dhe antioksidantë e shndërrojnë limonin në një ingredient të rëndësishëm që nuk duhet të mungojë në ritualin e bukurisë, sidomos në maskat që eliminojnë pikat e zeza dhe njollat kafe nga lëkura.

Por jo më pak i rëndësishëm dhe efektiv mbetet përdorimi i tij edhe në trajtimin e celulitit. Por e keni çuar në mend se limoni mund të bëjë mrekulli edhe për këmbët tuaj? Shumë njerëz e hedhin në përgjithësi lëkurën e limonit, por pasi të lexoni recetën e mëposhtme do të mendoheni dy herë para se të bëni diçka të tillë.

Lëkura e limonit përmban 10 herë në shumë vitaminë C së vetë përmbajtja e frutit. Grini lëkurën e një limoni në rende, bashkojeni me një lugë çaji vazelinë dhe me ndihmën e një spatule ose me gishta shpërndajeni në gjithë sipërfaqen e këmbës, duke masazhuar më së shumti pjesën e thembrave dhe mbathni një palë çorape pambuku.

Do të ndiheni më të çliruar dhe thembrat e plasaritura do të jenë hidratuar.

MUND TË JU PËLQEJNË