Një 61 vjeçare ka vdekur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës pasi që është goditur nga treni.

Këtë e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Pejës përmes një komunikate të lëshuar për media, në të cilën thuhet se pasi është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Për këtë rast të cilësuar si “Hetim i Vdekjes”, hetuesit rajonal të DRP-Pejë, janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar rrethanat lidhur me rastin.

MUND TË JU PËLQEJNË