Në skandalin e reperes Loredana Zefi me çiftin zviceran, të cilët e akuzojnë atë për marrjen e rreth 1 milion frangave, të përfshirë janë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo.

Kështu shkruan media zvicerane “20 minuten”, medium ky i cili fillimisht e bëri publik hulumtimin në fjalë, transmeton Indeksonline.

Pas raportimit në media, ka reaguar Getinjo, i cili ka ironizuar përmes rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar në Instastory një foto të një shume të madhe parash me një mbishkrim interesant.

“Shumë t’mirë frangat”, ka shkruar Getinjo në profilin e tij në Instagram.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z, bashmë me kunatën e tij, Loredana Zefi.

MUND TË JU PËLQEJNË