Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka fituar leje-qëndrim në shtetin e Zvicrës.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte dokumentin që tashmë e lejon të qëndrojë në shtetin helvetik, dhe ka vendosur mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo” .

Ne shtetin e Zvicrës për një kohë të gjatë, ka qëndruar edhe vëllai i Getinjos, Mozzik, i cili ka bashkëjetuar deri pak muajsh me partneren Loredana Zefi, para se të ndaheshin.

Getinjo ka publikuar hite që janë pëlqyer mjafte nga publiku si: “N’pike creative”, “Unë”.

MUND TË JU PËLQEJNË