Reperi i njohur, Getinjo ka vendosur që të largohet nga rrjetet sociale më saktësisht në Instagram dhe për këtë ka njoftuar vetë ai përmes një postimi.

Getinjo përmes një InstaStory ka thënë se arsyja e largimit nga Instagrami është personale dhe se do të rikthehet përsëri.

“Për disa arsye private nuk do të jem aktiv për një kohë në Instagram! Respekt dhe shihemi kismet”, ka shkruar Getinjo.

Reperi po ashtu ka fshirë të gjitha postimet e mëhershme që kishte në Instagram dhe lënë vetëm ndjekësit.

Ndryshe, ai bashkë me Mozzikun po vazhdojnë të jenë aktivë në koncerte brenda dhe jashtë vendit.

MUND TË JU PËLQEJNË