Kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj sot ndryshe prej herave tjera kanë ardhur me një postim si gjithë prindërit tjerë për ditën më të veçantë të fëmijëve të tyre.

Përderisa, jemi mësuar që Haradinaj të shkruaj më shumë për çështje politike të vendit sot ai vjen më urim të veçantë për djalin e tij Gjinin dhe fëmijët e tjerë të Kosovës me rastin e ditës së parë të fillimit të shkollës, shkruan “Kosovarja”.

Ai nuk lë anash përveç tjerash pa uruar edhe mësimdhënësit.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor.”

Kurse, bashkëshortja e tij Anita ka postuar disa fotografi ku shihet mjaft e lumtur për nisjen e kësaj etape si gjimnazist për djalin e tyre.

Nuk mungon as urimi i bukur i saj, duke u treguar mbështejten e madhe për Gjinin e saj.

“Sot filloi viti i ri shkollor! Urime nxenes, ju prift e mbara! E Gjini sot mori epitetin “gjimnazist”, sot nisi nje kapitull i ri! Urime Nanush, do te jem aty edhe kur ti nuk don “, ka shkruar Anita sipër imazhit.

Natyrisht, si për çdo prind tjetër edhe për çiftin Haradinaj emocionet janë të papërshkrueshme dhe këtë ditë e kanë shfrytëzuar të jenë krah djalit të tyre./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË