Korabi gëzon një jetë të lumtur familjare Korab Jetishi është këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe ka një zë të veçantë.

Ai është djali i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishi (Xeni), i cili ende po vazhdon me sukseset e tij në skenën muzikore. Korabi u martua me Gentën në vitin 2013 dhe tani çifti janë prindër të dy vajzave.

Këngëtari nga Gjakova po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e tij fotografi nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv.

Sot, ai ka publikuar një fotografi me gruan e tij duke e përcjellur vajzën e tyre të madhe Noan, për në shkollë.

“Urime dita e pare e shkolles jeta e babit, te deshiroj cdo te mire ne rrugetimim tend”, ka shkruar ai duke publikuar edhe një fotografi ku shihet bashkë me gruan dhe të bijën. “Si ajo” është projekti i fundit i Korabit me Vigan Shehun, i publikuar në dhjetor të 2018-ës.

Që nga ajo kohë, Korabi nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor.

 

MUND TË JU PËLQEJNË