Korab Jetishi është këngëtar i njohur i muzikës popullore, i cili dallohet për zërin e mrekullueshëm që ka.

Karriera e tij është e bujshme, me suksese të shumta, shkruan “Kosovarja”. Korabi është ndër emrat më të kërkuar për dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Ai po vazhdon rrugëtimin njejtë si babai, këngëtari i mirënjohur Shkelzen jetishi, duke sjellur për publikun më të mirën.

Krahas karrierës, ai është familjarë i përkushtuar. Këngëtari u martua me Gentën në vitin 2013 dhe tani çifti janë prindër të dy vajzave.

Jo rrallë bashkëshortja bukuroshe e Korabit është në faqet e mediave rozë. Ajo komentohet për stilin dhe elegancën, e pozat e shumta që publikon në rrjetet sociale.

E sot nusja vjen me një pozë para pasqyrës. Ajo është veshur thjeshtë, por duket shumë bukur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË