Aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare Jonida Vokshi njihet për bukurinë e saj natyrale, për të cilën merr komente pozitive vazhdimisht.

Ajo është ndër të rralla femra në ekranin shqiptar që në paraqitjet e saj del më e thjeshtë me pak grim dhe me një dukje natyrale e pozitive.

Aktorja e dashur për publikun, tanimë ka mbushur 33 vjeç, dhe me një fotografi që e ka postuar së fundmi ajo duket se ka kthyer pas kujtimet për fëmijërinë e saj.

“U degjua një zë : -Goca 33 vjec ia zë lisharesen fëmijëve,turp!” : ka shkruar me shaka Jonida.

Kujtojmë që aktorja është në një lidhje dashurie me aktorin dhe producentin Besnik Krapi dhe së shpejti pritet të martohen. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË