Lagjia 18 në Durrës është një ndër lagjet më të prekura nga tërmeti. Aty shikohen mjaft qartë pasojat e tërmetit ku e ka kthyer lagjen në një lagje fantazëm.

Gazetarja Anila Hoxha ishte prezente në një nga lokalet e kësaj lagjeje ku edhe pse i shkatërruar aty po vendosej bredhi i vitit të ri.

“Festat vazhdojnë gjithsesi. Kaluam gjithë atë tmerr, mbijetuam. Kemi qëndru 4 ditë këtu në këto gërmadha. Tani do e vendosim bredhin sepse duam gjallëri. Edhe njerëzit shohin drita. Me këto drita duam t’i kthehemi normalitetit”- u shpreh Edlira.

Këto janë përpjekjet që po bëjne qytetarët e Durrësit në lagjen 18 për t’iu rikthyer normalitetit./tch

MUND TË JU PËLQEJNË