Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 650 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur dje Shqipërinë. Mediumi shqiptar A2 CNN, ka zbuluar disa pamje me dron që shihet gjendja e njërit nga qytetit të prekur nga ky tërmet, Durrësit pas kësaj fatkeqësie.

Në këto pamje shihet se disa ndërtesa janë rrënuar e disa të tjera janë dëmtuar.

Nga ky tërmet janë prekur edhe Kurbini, Thumana, Lezha, Fush Kruja, Laçi. Sipas informacioneve nga mediat shqiptare deri më tani në Bashkinë Kurbin janë të dëmtuara 18 pallate, banorët e të cilëve janë evakuuar dhe po qëndrojnë në çadrat pranë shkollës së mesme. Ndërsa, në Bashkinë Lezhë ka dëmtime në strukturat ndërtimore në disa pallate dhe banesa.Dje, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në perimetrin e Tiranës dhe Durrësit, në zonat më të prekura nga tërmeti.

Shqipëria edhe dy muaj më parë është goditur nga një tërmet me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u konsiderua si më i madhi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Ai tërmet u pasua nga të paktën 350 lëkundje me një intensitet më të ulët.Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë që nga viti 1926.

MUND TË JU PËLQEJNË