Albatriti dheEgzona janë çifti më i përmendur dhe më i komentuar në shoëbizin shqiptar.

Po, ata përbëjnë çiftin më të bukur dhe më tërheqës, dhe lirshëm mund ti renditim në listën e fytyrave më të dashura, shkruan Kosovarja.

Thjeshtësia, adhurimi dhe dashuria për publikun, i kanë bërë të pazëvendësueshëm dhe shumë të kërkuar gjithandej.

Për jetën e tyre të gjithë interesohen, dhe bëhen kuriozë për çdo gjë që i rrethon.

E duke u nisur nga fakti se edhe Albatriti edhe Egzona janë shumë të hapur në këtë pjesë, nuk e kanë fare problem që emri i tyre të rrjedh në secilën media.

Për atë që përflitet më së shumti për ta, janë fëmijët e tyre, të cilët përcjellen me kuriozitetin më të madh.

Si vajza e madhe si binjakët po rriten dita ditës, dhe po bëhen gjithnjë e më të bukur.

Një pasqyrim të pamjes së tyre iu përcjellim në vijim, për ti parë sa të ëmbël, simpatikë dhe sa shumë janë rritur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË