Aida Gashi qytetare nga Prishtina thotë se është gjobitur me 100 euro nga Policia e Kosovës vetëm se në orët e para të së enjtes, qeshi me zë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka publikuar gjobën e shqiptuar nga Policia teksa ka deklaruar se është “dënuar me 100 euro vetëm se ka qeshur me zë”.

Ajo përmes një postimi në Facebook jep kritika ndaj policisë, pasi thotë se policia e neglizhoi rastin ndaj fëmijës që u vra në Fushë Kosovë ndërsa e dënoi atë me gjobë 100 euro vetës pse qeshi në mesnatë.

Postimi pa ndërhyrje i Aida Gashit:

Denim me 100 euro gjobe, se po qeshesh me za!Dhunohet dhe vritet nje femije 12 vjecar, policia e neglizhon rastin!

Une denohem me 100 euro gjobe pse qesha me za!1 person pa leje, me shpejtesi dyfish ma shume se qe eshte e lejume, i shkel 2 gra per vdekje; policia neglizhente sepse duhet me me denu mu te pacipen qe po qeshi me za mas 12ve te nates!

Tjetri e dhunon nje te mitur, tjetri e mbyt gruan me femije, krejt keto pasoje e neglizhences se policise sepse ma se lehti e ka me dale ne qytet e me me denu mu me 100 euro gjobe se qesha me za!

Perderisa isha tu e prite nje taxi me shoqe, tu qeshe me za edhe tu bisedu, me afrohet Zyrtari i Policise Fatmir Miftari ne uniforme:

Fatmiri: Cka po keshe kshtu ?Une: A seriozisht po m’pyte ?

Fatmiri: Je tu keshe shume, mos kesh!

Une: Me cka po e mate qe po keshi shume?

Fatmiri: Me vesht e mi !E realisht, eshte fakt qe une isha dashte me qajte ne duar te kujt jemi!

Une bija yte Kosove,po qeshja me za!

MUND TË JU PËLQEJNË