Zonja e Parë e vendit quhet Lumnije Thaçi dhe ndonëse nuk është shumë ekspozuar, ajo njihet nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Zonja Thaçi mbahet mend edhe për mesazhin e dhënë më 8 mars të vitit 2012, ku thoshte se gratë duhet të jenë më këmbëngulëse për ta dëshmuar veten dhe se vetëm kjo rrugë, sipas saj, hapte dyert e suksesit.

Zonja e parë e Kosovës është Profesorëshë me përvojë në mësimdhënie universitare.
Dihet që ajo e ka mbrojtur temën e doktoraturës dhe ka marrë titullin “Doktor Shkence” nga Universiteti i Tiranës.

Zonja e parë nuk ka treguar asnjëherë interes për të reaguar në lidhje me ndonjë shkrim që është lëshuar për të, duke i lënë të konsiderohen si thashetheme. Thuhet se ajo është nënë dhe bashkëshorte mjaftë e dedikuar, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË