Agjencia Kundër Korrupsionit, në prezencë të mediave dhe shoqërisë civile, ka tërhequr e shortit për zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë. Në këtë listë bën pjesë edhe zonja e parë e shtetit, Lumnije Thaçi, njëherit edhe prodekane në Universitetin e Mitrovicës.

Në anën tjetër Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, shtoi se Agjencia ka të drejtë t’i kontrollojë edhe formularët e tjerë të zyrtarëve të lartë që janë jashtë listës së shortit.

“Kjo është lista që janë përzgjedhur [për kontroll të plotë, por nuk do të thotë që vetëm këta zyrtarë që janë hedhur me short do të bëhet kontrolli i plotë, në rast se ka ndonjë rast ose element edhe për zyrtarë të tjerë që s’janë pjesë e listës. Agjencia sipas detyrës zyrtare ka të drejtë t’i kontrolloj edhe zyrtarë të lartë që janë jashtë listës së shortit”, deklaroi Havolli.

Në listë bëjnë pjesë: Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit, Dardan Gashi zëvendëskryeministër dhe ministri i Diasporës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, deputeti i AAK-së Rasim Selmanj, deputeti i PSD-së Faton Topalli, deputetja e VV-së Fitore Pacolli, ai i LDK-së Armend Zemaj, deputeti Ali Lajçi, deputeti Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi, minsitri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Shkumbin Demalijaj, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcliar, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, deputetët Sala Berisha Shala, Fidan Rekaliu, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuska, deputetët Nait Hasani dhe Blerta Deliu Kodra, drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati, deputeti Korab Sejdiu, ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha, deputetët Flora Brovina dhe Labinot Tahiri, prokurorja Laura Pula, deputetët e VV-së Xhelal Sveçla ,Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci, ambasadori Beqë Cufaj, depu tetja Donika Kadaj Bujupi./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË