Zonja e parë e Kosovës, Lumnije Thaçi jo rrallë herë po zë vend në hapësirat e faqeve rozë.

Ajo është aq e kujdesshme ndaj pamjes së saj saqë çdo herë e shohim të kuruar deri në detajin më të vogël, shkruan “Kosovarja”.

Janë pikërisht fustanet që ajo vesh në eventet e ndryshme që marrin shumë vëmendje, duke e cilësuar tamam si një zonjë.

Së fundi herë ajo u komentua e komplimentua shumë për fustanin e hirtë që kishte veshur ditën e zgjedhjeve.

Siç duket zonja e parë e vendit, Lumnija ka pikë të dobër fustanet, pasi që për çdo rast qepë një të tillë.

Shikoni këtë herë në këtë fustan të kuq se sa e bukur dhe elegante duket, e kush tjetër pos bashkëshortes së presidentit Thaçi.

Rikujtojmë, se zonja e parë e vendit Lumnije Thaçi ishte edhe prodekane në fakultetin e inxhinierisë mekanike dhe kompjuterike në Mitrovicë, fakultet ky i cili u mbyll sivjet bashkë me dy të tjerë atë në Pejë dhe Prizren./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË