Dafina Zeqirit nuk po i ecën mbarë me lidhjet. Nuk i dihet nëse është në pyetje fati apo edhe siç do thonin gratë i ka ra dikush mësysh.

Lidhjet e saja siç duket ende pa nisur përfundojnë. Jo pak herë është stërpërfolur jeta e saj private dhe lidhjet e saj të shumta që kanë përfunduar ende pa nisur mirë, shkruan “Kosovarja”.

Bujë të madhe bëri edhe publikimi i lidhjes me Dj Geek pikërisht në ditën e të dashuruarve, por seç ndodhi dhe ende pa përfunduar muaji shkurt dyshja filluan të na turbullojnë mendjen, fatkeqësisht gjërat siç duket nuk kanë shkuar mirë në lidhjen e tyre.

Fotoja e çiftit dhe komentet ledhatuese të tyre janë zhdukur nga Instagrami krejt përnjëherësh, duke mos dhënë ende ndonjë sqarim.

Se çfarë po ndodh me lidhjen e tyre, mbase do kuptohet ditëve në vazhdim.

Ndryshe, nga spekulimet thuhet se Dafi qëllimisht e kishte mbajtur fshehur aq gjatë lidhjen nga meraku se gjërat nuk janë edhe siç duhet./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË