26 nëntori është dita kur Rita Ora feston ditëlindjen.

Këngëtarja simpatike mbushi plotë 29 vite jetë e ku morri urime të shumta, ndërsa nuk munguan as dhuratat, shkruan Indeksonline.

Rita ka ndarë me adhuruesit disa fotografi nga festa e sa e ditëlindjes ku edhe ka falënderuar të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e ditëlindjes, 29 vjeçe dhe ndihem falënderuese”, ka shkruar Rita Ora sipër imazheve.

Ndërsa, kujtojmë që Rita është solidarizuar me Shqipërinë dhe të mbijetuarit e tërmetit, ajo ka premtuar në rindërtimin e disa nga shtëpive që janë prekur nga kjo tragjedi.

MUND TË JU PËLQEJNË