Blerim Gjoci është ndër aktorët dhe regjisorët më të njohur kosovar.

Përmes disa filmave të suksesshëm dhe një produksioni filmik, ai ka arritur të jetë i kërkuar anë mbanë botës, shkruan Kosovarja.

Karriera e tij është e mbushur me shumë suksese dhe arritje nga më të ndryshmet, të cilat kanë tani kanë mbetur në kaluarën, pasi artisti nuk është shumë aktiv në këtë pjesë.

Ai ka kohë që i mungon skenës sonë artistike, pasi janë bërë disa vite që jeton në Amerikë, dhe më nuk kemi pasur ndonjë risi prej tij.

E, këto ditë është kthyer në Kosovë, dhe kjo është kuptuar nga vetë ai, i cili qëndron aktiv në rrjetet sociale duke mos i harruar adhuruesit e tij.

Nuk dihet nëse është kthyer përgjithnjë apo pak ditë pushimi, pasi nuk kemi informacion, veç se e dijmë se kthimi i tij i e ka gëzuar kolegen, miken e tij, Teuta Krasniqi, e cila e ka postuar këtë foto në instagramin e saj, ku edhe shihen në njërin nga kefenetë e kryeqytetit.

Sigurisht, që ardhja e këtij e ka gëzuar, pasi përveç që i ka bashkuar profesioni i njëjtë ata gjithmonë kanë pasur një miqësi ndërmjet vete. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË