Reperi i famshëm shqiptar, Majk është shumë i lidhur me djalin e tij Roan.

Roan është fëmijë shumë i këndshëm të cilit babai i tij ia dëgjon shumë qejfet, shkruan “Kosovarja”.

Majk shumë shpesh shfaq në Instagram momentet e lumtura që kalon me djalin e tij, dhe aktivitetet që bëjnë bashkë.

Dashurinë për djalin e prezanton në të gjitha format, e sot Majk ka publikuar fotografi të Roan-it me një thënie të lezetshme:

“Është e hënë! Mos harroni të jeni mbreslënës”.

Ju kujtojmë kohën kur Majku e akuzonte Majlindën se po e mban larg djalin e tij dhe se nuk e lë të takohet me të.

Ndërsa Majlinda përgjigjej, se si fare nuk kujdeset ai për Roanin.

Sidoqoftë, akuzat ndaj njëri tjetrit , le të mbesin të kaluarën .

E rëndësishmja që Majku tanimë është shpeshë me djalin , tek poston dhe jo rrallë foto bashkë me të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË