Nuk janë të gjitha femrat e estradës sikur ajo, sepse atë e karakterizon guximi dhe vetëbesimi që ka ndaj vetes dhe punës së saj.

Është fjala për këngëtarën e njohur Dafina Zeqirin, e cila çdo herë e më shumë majat e suksesit po i mbërrin me shumë bindje, shkruan Kosovarja.

Në kohët e fundit të gjithë po ia kanë lakminë, për përçimim e një femre guximtare, luftarake, punëtore e të zonjën që po përcjell tek të tjerët, duke u përfolur tek secili për këto dukuri.

Madje, nuk janë vetëm të tjerët që po i thojnë këto fjalë për të, sepse Dafina i drejtohet edhe vetes me fjalë të bukura, siç e tha herën e fundit “Nuk kom faj”, kështu duke u dalluar dhe cilësuar emrin e saj, dhe sikur të këtë dëshiruar të thotë:

E thotë se është e bukur?

E thotë këtë se është e veçanta e estradës sonë?

E thotë këtë se e ka vokalin që ia pëlqejnë gjithandej?

E thotë këtë se di të bëjë supriza?

E thotë këtë, se e tillë ka lindur, është krijuar, për çka ajo nuk e fajson veten…

E shumë fjalë të tjera, që nuk mjafton dot ky shkrim për ti shkruar.

Epo, vertetë duhet ta përgëzojmë se ku ka arritur, e mbi të gjitha për shembullin e dhënë se si duhet të jetë një femër e vetme dhe e suksesshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË