Po përgatiste ushqimin në shtëpinë e tij në Anhui të Kinës, kur nga oxhaku dëgjoi disa zëra.

Në atë moment, pronari i shtëpisë kërkoi ndihmën e Policisë.

Së bashku me zjarrfikësit, u desh të thyhet muri prej nga doli një burrë gjysmë i zhveshur. Ai kishte përfunduar në oxhak, pasi ishte futur në daljen e tij.

Mësohet se ky person vuan nga probleme psikike dhe se i duhet mbikëqyrje e përhershme. Ka mjaftuar vetëm një moment që t’i largohet familjes dhe të futet në oxhak.

Përpos këmbës së thyer dhe lëkurës së rrjepur, ai nuk ka problem tjetër fizik.

MUND TË JU PËLQEJNË