Princ Harry dhe Meghan thyejnë rregullat në publik, shkëmbejnë puthje më të dashuruar se kurrë.

Princ Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle kanë nisur turneurn e tyre në Afrikë aty ku dhe duket se po kalojnë kohën më të mirë.

Çifti ndodhet në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Afrikë, ndërsa ditën e sotme kanë thyer rregullat e protokollit mbretëror duke shkëmbyer një puthje në publik.

Një burim pranë çiftit ka rrëfyer se ata ndihen mjaft mirë kur ndjekësit i thërrasin në mbiemër dhe jo me titujt mbretërorë.

Në mediat rozë kanë qarkulluar dhe video të ndryshme të dyshes duke kërcyer në linjën e aktiviteteve të ndryshme që kanë ndjekur.

Kujtojmë se pranë Markle dhe Harry-t ndodhet edhe i vogli i tyre, Archie.

MUND TË JU PËLQEJNË