Agnesa Vuthaj vazhdon të konsiderohet si femra më e bukur shqiptare.

Fituesja e shumë konkurseve të bukurisë dhe me një bagazh të madh në profesion, po vazhdon të mahnitë me sharmin dhe bukurinë e saj, shkruan Kosovarja.

Ajo rrëmbën gjithmonë vëmendje, duke dëshmuar se edhe pse po kalon koha po bëhet gjithnjë më e bukur dhe më tërheqëse.

Çdo herë atraktive, e freskët, rinore dhe e mrekullueshme, duke bërë që të gjithë ta adhurojnë dhe ta duan.

Agnesën nuk ka ditë që nuk e shohim të veshur në fustane të ndryshme, kështu edhe duke dëshmuar trupin dhe format perfekte që ka.

Çfarëdo që vesh i ka hije dhe i shkon, sepse aq mirë di të bëjë zgjedhjen e tyre sa me të shikuar të ngjan në ndonjë bukuri të rrallë në paraqitje e realizime të ndryshme të fotosesineve.

E kur jemi te fotosesionet, Agnesa edhe këtë herë ka ardhur e tillë, fustani i së cilës rrëmbeu shumë vëmendje për mënyrën se si ishte i prerë dhe sa shumë i ekspozuar ishte.

Por, edhe kjo vëmendje mbeti në hije kur për një moment na u kujtua diçka.

Është mënyra e ngjashmërisë e këtij fustani me një fustan që Morena Taraku kishte veshur po të njëjtin në vitin 2017.

Rastësi, apo çfarë ti themi kësaj? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË