Fundi i vitit të kaluar e gjeti bukuroshen kosovare Agnesa Vuthaj në mes të një skandali me një biznesmen indian Sandesara.

Disa media në Kosovë kishin shkruar se bukuroshja kosovare ishte parë në avionin privat të këtij bizensmeni.

Të njëjtit kishin aluduar në një lidhje të bukuroshes kosovare me këtë biznesmen por që më vonë ajo kishte mohuar këtë lidhje, duke thënë se punon për familjen e tij.

Por, edhe pse ajo kishte thënë se do të padiste për shpifje mediat, deri me tani nuk dihet a ka marrë ajo ndonjë masë ligjore për këtë gjë.

Ajo që dihet është se Agnesa këtë fillim vit është parë në pushime në Malibu.

Agnesa atje është parë duke u relaksuar derisa ka postuar në rrjetin e saj social edhe disa foto të luanëve të vegjël.

A është atje me punë apo për pushime, kjo mbetet të shihet.

MUND TË JU PËLQEJNË