Dikur, aktorja Leze Qena ishte e rezervuar, nuk fliste shumë për vetën e jetën e saj, ndërkaq viteve të fundit sikur u lëshua pak, shkruan “Kosovarja”.

Lezja, i tregonte ëmbëlsisht përjetimet e jetës, ato të çiknisë, si grua, nënë, gjyshe.

Aktorja e madhe Leze Qena, bashkëshortja e Xhevat Qenes, të cilin e deshi deri në frymën e fundit, ka luajtur qindra role, ka lëshuar mijëra batuta, shkruan “Kosovarja”.

E, populli, vazhdon të qesh me atë të fundit, me “Lulja n’saksi, saksia n’lule”. Qeshni edhe një herë, sepse Leze Qena deshi që njerëzit të argëtohen e disponohen me të dhe humorin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË