Leze Qena, interpretuesja e qindra roleve me peshë në teatër, film e televizion, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Ikja nga kjo botë e aktores së madhe, ka lënë të pikëlluar familjar, miq e adhurues të shumë të ikonës së së artit më vend, shkruan “Kosovarja”.

Kortezhi me funeralin e aktores së ndjerë, është nisur nga Teatri Kombëtar, përcjellur nga një numër simbolik personash, kjo për shkak të pandemisë.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena.

Aktorja është varrosur pranë të shoqit, në Prishtinë.

Në “Kosovare”, shikoni pamje nga përcjellja e Leze Qenes për në banesën e fundit.

 

MUND TË JU PËLQEJNË