Ka ikur nga kjo botë një aktore e madhe e teatrit, filmit dhe televizionit në Kosovë.

Leze Qena, ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja legjendare, e cila ishte e angazhuar deri para pak kohësh në disa projekte, ka qenë tejet aktive në jetën publike, ku ftohej e nderohej me respektin më të veçantë.

Aktorja, e pëlqente shumë edhe vallëzimin, e të fundit e luajti në “Ballon shqiptare”, me ish basketbollistin Ferid Zekolli, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË