Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të shkojë e të rrijë në shtëpi.

Sipas tij, tashmë Kurti nuk dëshiron të përballet me shumë procese, siç është ai i dialogut.

“Kryeminister shko rri n’shpi, kfillu Albin”, ka theksuar ai.

“Me siguri dëshiron të largohet nga posti i kryeministrit pasi që nuk dëshiron të përballet me procesin e dialogut. Nuk dëshiton të konfrontohet me dialogun sepse nuk ka kurrëfarë kapaciteti të jetë lider në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Abrashi, transmeton Indekosnline.

Abrashi ka thënë se edhe vet ai ka besuar në këtë koalicion.

“E di mirë që ne nuk bëjmë qeveri me PDK-në, e di mirë që ne nuk kemi qare pa e shkarku këtë kryeminister dhe nuk është e lehtë, sepse edhe unë kam besu në këtë koalicion”, ka shtuar tutje ai.

“Në muajin shkurt gjatë konferencës së sigurisë në Munih, vërejtja që kryeministri jonë, bindja e tij ideologjike dominojnë …

MUND TË JU PËLQEJNË