Nuk ka shumë javë që çifti i mirënjohur, Hamza dhe Gëzimja, kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasëm madhështore.

Dasma zgjati disa ditë aty edhe ku u përfol çfarë nuk u përfol dhe u tha çfarë nuk u tha, shkruan “Kosovarja”.

I biri dhe e reja e këngëtares më të popullarizuar në skenë, Remzie Osmanit, shkëlqyen nga të gjithë të tjerët dhe u shndërruan ndër yjet më të ndjekura kudo.

Me nusen e dhëndrin u fotografuan secili nga të pranishmit që morën pjesë në ahengun e tyre që nga më i madhi deri tek më i vogli.

Natyrisht, që çdo fotografi kishte peshën dhe domethënien e vet, por një e fundit që po qarkullon nëpër faqet e tyre po që ishte qershia mbi tortë.

Bëhet fjalë për një vogëlushe të vogël e cila zuri të rrëmbejë zemrën e Hamzës dhe Gëzimes dhe mos ti shpëtojë afrimit të tyre për një fotografi.

Kjo me gjasë të jetë mbesa e Remzies, teksa e ka quajtur edhe “shpirti i hallës”, ama shumë të ëmbël a? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË