Po mbushet gjysmë shekulli që zëri i Shkurte Fejzës krijoi fole në zemrat e publikut më të talentuar shqiptar.

E dashur dhe e madhështuar qëndron sot e kësaj dite përballë artdashësve nëpër skenat e panumërta ku ajo debuton me zërin e saj të artë. Jemi të obliguar moralisht të gjithë ne që e duam fjalën e bukur shqipe që ta nderojmë në mënyrën më madhështore emrin dhe figurën e Shkurte Fejzës.

Të flasësh për atë se çka i dhuroi ajo kombit të vet, pothuajse është e pamundur. Mbrëmë, teksa u prezantua në skenën e publikut të Mitrovicës, publiku shpërtheu emocionin e mbledhur prej dekadash për artisten e zemrave shqiptare. Janë të pakta minutat ku ajo këndoi 3-4 këngë nga thesari i saj muzikor, të cilat mjaftuan për të “pëlcitur” zemrat e publikut të pranishëm, por edhe të atyre që e ndjekin nëpërmjet rrjeteve sociale. Çdo paraqitje e saj përcjell emocion të veçantë, ndaj t’i themi njëzëri: “Je artistja e zemrave të përvëluara shqipe”! /A.Kolari

MUND TË JU PËLQEJNË