Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë.

Uji jep ndjenjën e ngopjes, prandaj personave që duan të humbin në peshë u këshillohet që të pinë një gotë ujë para çdo vakti. Uji tretë produktet e dëmshme të cilat krijohen gjatë metabolizmit, duke mundësuar nxjerrjen sa më të shpejtë të tyre në ambientin e jashtëm.

Për ta shpejtuar metabolizmin duhet të pini rreth 2.5 litra ujë gjatë një dite.

Hulumtimet kanë treguar që nëse rritni konsumimin e ujit për 1.5 litra në bazë ditore gjatë vitit do të shpenzoni 17.400 kalori më shumë ose nëse e shndërrojmë në kilogramë, rreth 2.25 kg.

Nëse dëshironi të përshpejtoni metabolizmin përmes ujit, uji që pini le të jetë i ftohët.

Sa ujë duhet të pini gjatë kohës së ushtrimeve?

Verës ose gjatë kohës së ushtrimeve nënkuptohet që do të pini më shumë ujë.

Rreth dy orë para ushtrimeve pini 2-3 gota ujë dhe kështu do të jeni të sigurt që nuk do të dehidroni gjatë kohës së treningut.

Jashtë kohës së ushtrimeve duhet të pini një gotë ujë çdo 15 minuta, dhe pas ushtrimeve edhe 2 ose 3 gota.

MUND TË JU PËLQEJNË