Dy të tretat e punëve rreth shtëpisë dhe fëmijëve bijnë mbi supet e grave – pavarësisht faktit nëse ajo punon edhe jashtë shtëpisë, thotë ekspertja e marrëdhënieve Eve Rodksy.

Këtë e kishte kuptuar një ditë gjersa ishte jashtë qytetit për një udhëtim pune, dhe kishte marrë një mesazh nga bashkëshorti i saj.

“Dikush ka lënë një xhaketë dhe një shishe birrë në oborrin tonë.” – thoshte mesazhi.

Gjashtëmbëdhjetë orë më vonë, kur Eve u kthye në shtëpi, xhaketa dhe shisheja ishin akoma në oborr. I morri asaj 12 minuta për t’i marrë dorezat e gomës dhe qesen e bërllogut, të dalë jashtë, t’i mbledhë gjërat, të ecë rreth shtëpisë, ta hudhë në plehra dhe të kthehet brenda. 12 minuta nuk duket shumë në atë moment – por shtojini të gjitha minutat që gratë harxhojnë për këto punë të padukshme, edhe këto janë orë e orë të tëra që do të mund të shfrytëzoheshin për gjëra të tjera.

Këto janë gjëra që duhet të bëhen. Por është punë krejtësisht e padukshme. Të caktosh vizita te mjeku. T’i çosh fëmijët në parukeri. T’i dërgosh e t’i marrësh nga shkolla. Të bësh plane, të hulumtosh e të rezervosh për aktivitetet dhe kurset e fëmijëve. Ta menaxhosh kalendarin familjar. Fakti që këto gjëra priten nga gratë, tregon jo vetëm se sa pak burrat e vlerësojnë kohën e grave, por edhe se sa pak shoqëria e vlerëson kohën e grave.

Eve ka kaluar 40 vitet e fundit duke u përpjekur si ta rregullojë këtë – sepse është koha që gratë ta rimarrin kohën e tyre. “Ekziston perceptimi se koha e burrave është e kufizuar, e koha e grave është e pafund.”

Atëherë, çfarë duhet bërë? Së pari, duhet të kuptojmë çfarë është puna e padukshme. Eve e quan këtë KPE: Konceptim, Planifikim, Ekzekutim.

Konceptim: “E sheh në frigorifer se të mungon mustard, edhe ti e di se fëmija yt e pëlqen atë shumë në ushqimet e tij.”

Planifikim: Pastaj, duke qenë se ti e sheh se mustardi po mbaron, e merr një laps dhe e vendos atë në listën e gjërave për të blerë.”

Ekzekutim: Pastaj, dikush duhet t’i lëvizë këmbët e të shkojë për ta blerë mustardin.

Në shumicën e marrëdhënieve, ne fokusohemi vetëm në fazën e fundit – ekzekutimin. Po konceptimi dhe planifikimi? Punë e padukshme. /supergrate.net/

MUND TË JU PËLQEJNË