Sot është një festë kombëtare, ku të gjithë shqiptarët anembanë botës po festojnë.

Është 28 nëntori, dita e Pavarësisë së Shqipërise, ku nuk mbet kush pa uruar për të, shkruan Kosovarja.

Këtë ditë e shfrytëzoi edhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, e cila ka hedhur disa fotografi me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ajo përmes këtij publikimi kishte treguar se kishte marrë ftesë nga Presidenti për të festuar së bashku, shkruan Kosovarja.

E me këtë rast, Luana ndihej mjaft e priveligjuar nga kjo ftesë, dhe e gëzuar.

Ndër të tjera, ajo kishte shkruar “Nder e shume kenaqesi ta festosh 28 Nentorin me nje ftese te tille nga Z. President, ilirmeta.faqjazyrtare Gezuar!”

Në foton e postuar, ajo me Ilirin, kishin bërë Shqiponjën, dhe që dukej me veshjen e tyre, iu kishin përshtatur festës, me ngjyrat kuq e zi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË