Këngëtarja gjakovare Yllka Kuqi është pothuajse e angazhuar çdo ditë në mbrëmje e ahengje të ndryshme.

Vitet e fundit është bërë ende më shumë e dashur dhe e kërkuar nga më i madhi deri te më i vogli, shkruan Kosovarja.

Ajo është e pranishme në çdo koncert e mbrëmje ku ka shqiptarë, duke shkëlqyer e bërë atmosferë ngado që po shfaqet.

Ndonëse po njihet si këngëtarja më me zë të dëshmuar e të fuqishëm, Yllkën po e kemi aktive edhe në qytetet e ndryshme të vendit.

Së fundi nga disa video të realizuar u pa se ishte prezente në njërin nga lokalet e Pejës e rrethuar nga një numër i madh i fansave, duke performuar njërin nga hitet e saj “Je dashnia”.

E këndoi mirë boll, por ajo që na bëri kuriozë ishin strofat e përsëritura nga ajo “Je gabimi im për të cilin nuk pendohem”.

Të ketë ndonjë gjë personale këtu, apo si qëndron puna? /Kosovarja/

Yllka Kuqi

Publiée par Albania Viral sur Samedi 27 avril 2019

Yllka Kuqi

Publiée par Albania Viral sur Samedi 27 avril 2019

Yllka Kuqi

Publiée par Albania Viral sur Samedi 27 avril 2019

MUND TË JU PËLQEJNË