Pelegrinët serbë nuk do të vijnë sot në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
“Ju informoj se pelegrinët nuk do vijnë sot në Gjakovë”, tha Gjokaj për Express.

Ende nuk ka ndonjë informacion të saktë nëse pelegrinët serbë do të kërkojnë përsëri ta vizitojnë Gjakovën. Sidoqoftë kundër vizitës së tyre, sot në Gjakovë kanë protestuar qytetarët.

Gjatë kësaj proteste pesë persona janë shoqëruar në Polici që nga orët e mëngjesit, si kundërshtim për vizitën e planifikuar të pelegrinëve serbë në një kishë të qytetit.

MUND TË JU PËLQEJNË