Nëse je e vëmendshme me recetat e bukurisë, me siguri ke parë që një pjesë e mirë e produkteve të pastrimit kanë në përbërjen e tyre sheqer (mundësisht organik).

Të gjithë e dinë që sheqeri mund të jetë një nga produktet më të urryera për ata që mbajnë dietë, por është një produkt që bën mrekulli kur është fjala për pastrimin e lëkurës, raporton “Class”.

Scrub-i me sheqer është një recetë e thjeshtë që të vjen në ndihmë sidomos në fundjavë për një pastrim të thellë të lëkurës. Sheqeri mund të përdoret për fytyrën, trupin dhe për këmbët. Nëse ke lëkurë të yndyrshme, mund t’i shtosh recetës produkte të shumëllojshme, por baza është sheqeri dhe vaji esencial.

Përbërësit:

1/2 filxhan sheqer (të bardhë apo kafë, mundësisht organik)

1/2 filxhan vaj (vaj kokosi ose vaj ulliri)

Vajra të tjerë esencialë, sipas preferencë

MUND TË JU PËLQEJNË