Një kalimtar në Haozhou, Provinca Anhui e Kinës lindore arriti që ta kap një moment interesant të vogëlushes e cila shihet duke tentuar të kafshonte një biskotë, pa e kuptuar që ajo ka një maskë në fytyrën e saj, raporton DailyMail.

Video është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve. Autoritetet e qytetit rreth Kinës kanë kërkuar nga qytetarët të mbajnë maska, si një masë themelore për të parandaluar coronavirusin.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka mbërritur në 2628. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në Kinë, por numri i fataliteteve është shtuar në vendet tjera.

MUND TË JU PËLQEJNË