Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka qëndruar disa ditë në Kosovë për misionin e saj humanitar në kuadër të organizatës UNICEF.

Rita u shpreh e lumtur që po ndodhej përsëri në vendlindje madje është shumë krenare që i përket këtij vendi.

Pas vizitës së saj edhe nëna e Ritës, Vera Ora është shprehur krenare për të bijën përmes një video të publikuar në ‘Instagram’ .

“Vajza ime humanitare duke i mbështetur fëmijët bashkë me UNICEF. Ju keni inspiruar shumë të rinj në Kosovë dhe më gjerë që ndoqën rrugën që ju e krijuat për veten me autentikën, talentin, punën dhe përkushtimin tuaj. Ju do të mbetni një model i mundësive që do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar Vera përkrah videos.

Ndryshe, Rita pas qëndrimit në Kosovë është nisur drejt Dubait./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË