Para një jave ndarja e këngëtarit, Seldi Qalliu me Mimoza Shkodrën bëri bujë të madhe në media.
Dyshja u ndanë pas më shumë se dy vitesh lidhje të cilët në tetor të vitit të kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë, shkruan lajmi net.

Ndërkaq tani, është vetë Seldi i cili kumtoi lajmin për fansat e tij në ‘Dance with me’, ku tha se çifti janë ndarë dhe se ende ruajnë raporte të mira.

Edhe pse ndarjes, Seldi po vazhdon të jetë i angazhuar në aktivitete të ndryshme kurse Mimoza ka heshtur rreth kësaj.

Në foton e fundit, Seldi tregon se i është përkushtuar më shumë familjes, ku të shumtën e kohës po e kalon me njerëzit e familjes.

“Koha e familjes, të dua teze”, shkruan ai bashkangjitur fotos.

“Sa kujtime” mbetet projekti i fundit i Seldit në duet me ish të fejuarën, Mimozën që u mirëprit nga publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË