Data 8 e këtij muaji (tetor) do të mbetet gjithmonë në kujtesën e Erion Veliajt dhe gruas së tij.

Ka kaluar pothuajse një javë prej kur Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe gruaja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi net

Ishte Erioni ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, ishin fjalët e tij.

Ndërsa Ajola ka zgjedhur që këtë moment magjik ta përjetoi në heshje.

Ajo sapo e ka publikuar foton e parë pas lindjes por aty nuk shihet djali Kajan pasi gruaja e Erionit ka zgjedhur ta fotografoi qiellin.

MUND TË JU PËLQEJNË