Adelina Tahiri është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.

Edhe pse tash e një kohë nuk ka realizuar ndonjë projekt muzikor, fansat e saj vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik, shkruan ORAinfo.

Pak kohë më parë ajo u martua dhe tashmë u bë edhe nënë e një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Ajo u martua me një burrë pak më të moshuar se ajo dhe me kombësi maqedonase që u komentua shumë nga publiku, e jo rrallë herë edhe në aspektin negativ.

Por, komentet nuk e ndalën Adelinën që të vazhdonte jetën e saj si mos më mirë.

Tashmë ajo është nënë dhe grua shumë e lumtur, të paktën kështu shfaqet.

Këngëtarja në fjalë po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale por, aktive edhe me daljet e shpeshta.

Mbrëmë ajo ka qenë bashkë me burrin e saj në ditëlindjen e një miku te tyre, shkruan ORAinfo.

E nga aty publikoi foton e parë me burrin e saj, të cilët po duken mjaftë bukur.

Por, ajo që bie në sy është se burri i saj nuk është aq i moshuar sa edhe komentohej.

Ҫifti në fjalë po duket shumë të lumtur edhe tani pasi janë bërë prindër.