Një burrë në Kanada më në fund ka marrë vesh se çfarë përmbante dhurata që ish e dashura ia kishte dhënë pak ditë para se të largohej prej tij, gati 50 vjet më parë.

Adrian Pearce, tani i martuar dhe baba i dy fëmijëve, pranoi në dhuratë të vogël nga Vicki Allen pak para Krishtlindjeve të vitit 1971.

Vicki ishte dashuria e tij e parë dhe serioze, por ajo vendosi që ta braktiste.

Pearce kishte pranuar dhuratën, të cilën që prej atij viti e kishte lënë te pema e Krishtlindjeve, por kurrë nuk e kishte hapur.

Një shok që i njihte të dy që prej shkollës së mesme ia kishte dërguar linkun e artikullit Vickit dhe u takuan para pak ditësh kur edhe vendosën që së bashku ta hapnin dhuratën.

Dhurata përmbante një libër me titull “Dashuria është…” dhe përmbante këshilla për një lidhje të suksesshme.

 

MUND TË JU PËLQEJNË