Këtë dhuratë ua bëri për shkak të sjelljeve jo të mira gjatë vitit.

Një nënë nga Australia i befasoi të gjithë, pasi i dhuroi fëmijëve të saj një kuti me qymyr për Krishtlindje, për shkak të sjelljes jo të mirë të tyre gjatë vitit.

Gruaja, e cila është nga Queensland, një shtet në Australi, ndau këtë dhuratë me miqtë në Facebook. Në letrën të cilën ua shkroi fëmijëve të saj nën pseudonimin e Santa Claus, nëna tha se i shikoi ata për së afërmi dhe nuk ishte e sigurt se a t’i vendoste në listën e sjelljeve të mira apo të këqija.

“Unë isha në gjendje t’ju vendosja në listën e mirë. Ju kam dhënë të gjitha që i deshët, por fatkeqësisht i kam parë disa sjellje të tmerrshme dhe ju kam thënë se po rriheni shumë me njëri-tjetrin dhe s’keni respekt për nënën. Kështu që si rezultat, fortesa që ju kërkuat nuk munda t’ua dhuroja. Merreni si mësim. Ju përcjelli gjithmonë”, shkroi ajo në letër.

Një grua ishte tejet e nervozuar me veprimin e kësaj nëne, ajo e kritikoi ashpër atë. Ndërkaq kishte edhe të atillë që e përkrahën atë.

MUND TË JU PËLQEJNË