Origano është një nga bimët mjekësore më të përhapura në botë, që vjen nga një familje e bimëve të quajtura Lamiaceae.

Përdoret në mjekësi dhe kuzhinë që prej kohëve të mëparshme, për shkak të shijes dhe efekteve pozitive që ka për shëndetin.

Është i njohur për përmbajtjen e antiokisdantëve dhe disa përbërësve me veti antibakteriale. Origano është një bimë mesdhetare që përdoret për gatim dhe qëllime mjekësore, duke filluar nga trajtimi i infeksioneve deri te heqja e disa insekteve. Përbërësit aktiv të origanos ndihmojnë edhe në trajtimin e kancerit, diabetit dhe osteoporosis (sëmundje e eshtrave).

Origano është përdorur që në Greqinë e lashtë si bimë medicionale nga Hipokrati, i cili e ka përdorur atë si antiseptik. Ai mund të përdoret edhe për trajtimin e problemeve të frymëmarrjes, problemeve gastrointestinale, dhe të traktit urinar. Gjithashtu ai përdoret edhe për trajtimin e akneve dhe zbokthit.

Vaji i origanos përmban disa veti antibakteriale dhe kundër mikrobeve. Sipas studimeve të kryera më herët, ky vaj arrin të jetë efektiv kundër 41 patogjeneve që gjenden në ushqime. Ai ka edhe efekte anti-inflamatore.

Një grup i studiuesve nga Zvicra, kanë zbuluar një përbërës të rëndësishëm të origanos të njohur me emrin E-BCP, i cili përdoret për trajtimin e osteoporosis dhe arteriosklerozës.

Sipas disa shkencëtarëve, origano ndihmon edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa simptomave të kancerit të gjirit.

Përdorimi i tepërt i origanos mund të shkaktojë probleme me lukthin, sidomos tek njerëzit që kanë alergji ndaj disa bimëve si levanda, bazilika, menta, dhe origano.

MUND TË JU PËLQEJNË