Prej disa muajsh është zbuluar se Olsi Bylyku po jeton një histori të bukur dashurie me një vajzë jo të famshme për publikun. Ajo quhet Egli dhe çifti u fotografuan për herë të parë bashkë gjatë prej premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

E që prej asaj dite, Olsi nuk i kursen fotot, por edhe dedikimet romantike për të dashurën e tij.

Në një foto të fundit. Egli ka pozuar duke nxjerrë në pah tiparet dhe në sy ka rënë komplimenti që i ka bërë Olsi.

“Kur shoh sa e bukur je dhe shoh veten e kuptoj shprehjen dashuria është e verbër”, shkruan Olsi, ndërsa Egli ia ka kthyer: “O zot. Ti je dashuri”.

Sa të dashuruar!

MUND TË JU PËLQEJNË