Robert Berisha mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në “Top Channel.

Këngëtari përveç jetës profesionale ka folur edhe për atë private, ku padyshim nuk kishte se si të mos përmendej raporti i tij me Norën.

Ai ka folur rreth faktit se janë të shumtë njerëzit që e konsiderojnë dhe e quajnë Roberti i Norës dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.

“Unë jam pianist i diplomuar në Akademi të Muzikës. Djali i Tomorr Berishës, kompozitor. Axha im është Bajram Berisha, producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë ata se thonë Roberti i Norës, jo. Roberti është i Tomorr Berishës”, tha këngëtari.Blic

MUND TË JU PËLQEJNË