Mbi 40 mijë fletëvotime të pavlefshme Komisioni Qendror Zgjedhor është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit.

Deri më tani janë numëruar 98.74 % dhe rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK.

VV ka marrë 201 mijë e 577 vota apo 25,54%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195 mijë e 901 vota, apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167 mijë e 597, apo 21.24%. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 91.084 vota apo 11,54%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun zgjedhor, me 38 mijë e 820 vota apo 4.92%.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta. Edhe numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,74% të votave të deritanishme, 40 mijë e 368 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

MUND TË JU PËLQEJNË