Vetura e parë që njerëzit njohin ishte Ford Model T por jo shumë njerëz e dinë që Karl Benz e bëri veturën e parë funksionale. Nuk ishte veturë me katër rrota por me tre.

Gjëja më interesant për veturën e parë të Karl Benz ishte se një femër e voziti për herë të parë, duke u bërë kështu vozitësja e parë në histori, transmeton Indeksonline.

Bertha Benz, gruaja e Karl Benz voziti veturën e tij pa leje për 106 kilometra. Kompania “Merecedes Benz” ka publikuar një video për të kujtuar këtë ngjarje që ndodhi në vitin 1888.

Misioni i Bertha Benz ishte që të i tregonte se kjo ishte një shpikje e mrekullueshme dhe nëse do të vendoste në treg do të ishte një sukses financiar.

MUND TË JU PËLQEJNË